English

Voltolina ia doli. E kaloi me not kanalin e Otrantos ... për 25 orë

Otranto, 6 shtator, NOA – Ai ia doli, e kaloi me not kanalin e Otrantos për 25 orë ... Kështu citon e përditshmja italiane “Corriere della Sera” për atletin Massimo Voltolina, i cili ndërmori këtë iniciativë të vështirë, pas rekordit të vendosur në kalimin e Ngushticës së La Manshit në vitin 2006.

Ngjarja spektakolare, e lançuar pak ditë më parë nga agjencia e Lajmeve NOA, e cila e pati Voltolinën si protagonistin e saj kryesor, u promovua nga shoqata jofitimprurëse e promovimit shoqëror “LTBF Onlus”.

Ajo kryesohet nga Irene Pivetti, nën patronazhin dhe me mbështetjen e Rajonit të Puglias, Komunës së Barit, Ambasadës së Italisë në Tiranë, Konsullatës italianeVlorë, Federatës Shqiptare të Notit etj.

Një projekt ky, i cili kishte në bazë të tij, dërgimin e një mesazhi të paqes ndërmjet popujve.

Dhe Voltolina e realizoi atë. Atleti 48-vjeçar e kaloi kanalin e Otrantos, duke notuar përgjatë 25 orëve, duke arritur në bregdetin e Vlorës, në orën 14:18 të ditës së djeshme, 5 shtator.

Siç bën me dije media italiane, performanca e tij ka përmirësuar rekordin e mëparshëm të vendosur nga Pinto Paul, një notar i madh në Bari, i cili vdiq në vitin 2004, kur verën e vitit 1986, preku brigjet e Shqipërisë, pas 35 orëve not me stil të lirë.

n.e/NOA

KOMENTE