English

Ferguson: Sneijder nuk është Scholes

Romë, 7 Shtator NOA - Ferguson largon Sneijder nga Manchester United: “Nuk është zëvendësuesi ideal i Scholes”.

Holandezi sipas menaxherit të “Red Devils”, është një lojtar fantastik,por nuk ishte ai për të cilin po kërkohej për të zëvendësuar mesfushorin tjetër veteran të United.

Sir Alex, i ftuar special në Universitetin Luiss në Romë, ka theksuar: “Vetëm Xavi dhe Iniesta janë të krahasueshëm me Scholes”.

Në fund një batutë dhe për lojtarin me origjinë nga Roma Macheda: “Do të bëhet një lojtar shumë i mirë, por tek ne nuk kishte hapësira”.

r.b/NOA

KOMENTE