English

Fratini mbështet homologun kosovar: Bashkë drejt integrimit

Romë, 7 shator 2011, NOA - Ministri italian Franco Frattini ka siguruar homogun e tij kosovar, Enver Hoxhaj se Italia do të jenë avokatë shumë të fuqishëm në BE për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe homologu i tij italian, Franko Frattininjë takim të përbashkët theksuan rëndësinë që Prishtina e Beogradi të zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut teknik të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Në një konferencë të përbashkët për media që shefat e diplomacive të të dyja vendeve e mbajtën pas një takimi që zhvilluan të mërkurën në Itali ata thanë se Kosova nuk guxon të mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave. “Jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk kemi liberalizim të vizave. Jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk kemi marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian. Prandaj, sot kam kërkuar ndihmën e ministrit Fratini dhe të Italisë që të ushtrojnë ndikimin e tyre në BE, në mënyrë që kosovarët të mos mbesin një popull i harruar”, tha Hoxhaj. Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Franco Frattini ka mirëpritur ftesën që ia ka bërë Ministri Hoxhaj për ta vizituar Republikën e Kosovës. Ai ka thënë se Italia do të vazhdojë të mbështes Kosovën në të gjitha fushat. “Shumë shpejt bashkë me MPJ-në e Republikës së Kosovës do të organizojmë në dy qytete shumë të mëdha në Itali një prezantim të shtetit të Kosovës, të mundësive për investime etj. Unë po ashtu do të kërkoj nga ministrat kolegë në Itali që të përshpejtojnë procedurat, në mënyrë që sa më parë të nënshkruajmë disa marrëveshje shumë të rëndësishme për vendet tona”, ka shtuar Frattini. a.q/NOA

KOMENTE