Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Superfuqi apo eksperiment i dështuar?!
English

Superfuqi apo eksperiment i dështuar?!

Euro-bonot mund të imagjinohen një ditë, por në fund të procesit të integrimit evropian, e jo në fillim Derisa euro lufton të ruajë vlerën e saj në mes të krizës së borxhit që ka goditur vendet si Greqia, Italia dhe Spanja, problemet e monedhës së vetme po shndërrohen në një krizë të identitetit për Bashkimin Evropian.

Për vite të tëra, ekonomistët kanë paralajmëruar se një monedhë e vetme për shtetet, pa një politikë të vetme fiskale, paraqet të njëjtin rrezik sikur t’i jepej një grupi njerëzish një kartelë e përbashkët krediti.

Derisa të gjithë të dakordohen se si dhe kur do ta përdorin kartelën e tyre të përbashkët, dalin disa që do ta keqpërdorin atë dhe do t’ua lënë të tjerëve t’i paguajnë borxhet e tyre.

Kjo është në fakt ajo që ka ndodhur me euron dhe 17 vendet anëtare të Eurozonës. Andaj, nuk është e çuditshme që liderët e vendeve kursimtare, si Gjermania dhe Franca, janë zemëruar me partnerët dorëdhënës dhe duan të vënë kontroll mbi sjelljet e tyre.

Por, për çfarë lloj kontrolli bëhet fjalë?

Rëndom, thirrjet për kontroll marrin formën e nxitjes së vendeve të dobëta për të kryer reformat e tyre ekonomike, nëse duan ndihmë.

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Zhan Klod Trihet, shpjegon më shumë:

“Pakti për stabilitet dhe rritje është i domosdoshëm në zonën e euros. Ne nuk kemi federatë politikë apo federatë monetare. Andaj, duhet të bëjmë një kontroll të hollësishëm të sistemit mbi të cilin funksionon politika buxhetore”.

Por, thirrjet e tilla për përgjegjësi fiskale gjithnjë e më shumë po shoqërohen me kërkesat për atë që Trihet thotë se mungon.

Bëhet fjalë për një lloj integrimi më të afërt ekonomik dhe politik që do ta shtynte BE-në në drejtim të një super-fuqie, të aftë për t’iu imponuar politika anëtarëve të saj.

Gjatë takimit të tyre të fundit, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi, nuk e kanë mbështetur idenë që Eurozona të veprojë si shtet, duke lëshuar madje bono të përbashkëta, të quajtura euro-bono.

“Euro-bonot mund të imagjinohen një ditë, por në fund të procesit të integrimit evropian, e jo në fillim”, kishte thënë Sarkozi.

Euro-bonot do të ishin bono të mbështetura nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe shtetet e goditura nga kriza do të mund t’i përdornin ato për të marrë hua me norma të favorshme të interesit.

Aktualisht, qeveritë e dobëta si Greqia duhet të paguajnë interes të madh për të marrë hua, ndërsa shtetet e forta si Gjermania paguajnë shumë më pak.

Ekonomisti Zhan Pisani Feri ndan këtë mendim në lidhje me euro-bonot:

“Të krijosh euro-bono do të thotë t’iu japësh qasje taksapaguesve tuaj në vendet tjera. Në kushtet e sovranitetit, kjo është një çështje madhore sepse baza tatimore është thesari i një vendi sovran. Andaj, ju nuk dëshironi ta bëni atë nëse nuk keni garanci jashtëzakonisht të forta që partnerët tuaj do të veprojnë”.

“Nëse partnerët tuaj fillojnë lëshimin e borxhit dhe nuk janë në gjendje ta paguajnë atë, atëherë ata kthehen kah taksapaguesit e juaj dhe u thonë: është radha juaj të paguani. Kjo nuk është diçka e pranueshme”, thotë Feri.

Në këtë atmosferë të pakëndshme, Eurozona do të duhej të zgjidhte atë që është më pak e pakëndshme: të lëvizë rrugën e integrimit ekonomik dhe politik, ose ta quajë euron një eksperiment të dështuar dhe t’iu kthehet monedhave kombëtare.

KOMENTE