English

Parlamenti spanjoll miraton frenimin e borxhit

Spanja është vendi i dytë në Evropë pas Gjermanisë, që ka përfshirë në kushtetutë frenimin e borxhit. Në senat të mërkurën në mbrëmje pati 233 vota për ndryshimin kushtetutës dhe tre kundër. Politikanët e partive të krahut të majtë abstenuan. Dhoma e ulët e kishte miratuar frenimin e borxhit javën e kaluar. Masa është një hap drejt qetësimit të tregjeve financiare, duke pasur parasysh defiçitin në buxhet. Kundërshtarët e rregullimit kërkuan një referendum mbarëkombëtar për ndryshimet kushtetuese. Për këtë megjithatë ata duhet të fitojnë brenda dy javësh aprovimin e së paku dhjetë për qind të parlamentarëve në të dy dhomat.

KOMENTE