Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarët bojkotojnë festën e pavarësisë së Maqedonisë
English

Shqiptarët bojkotojnë festën e pavarësisë së Maqedonisë

Shkup, 8 shtator 2011, NOA - Partitë shqiptareMaqedoni kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në manifestimin e sotëm për ditën e pavarësisë së Maqedonisë. Nga Partia Demokratike Shqiptare thonë se në parim nuk janë kundër manifestimeve të datave të ndryshme që përkujtojnë evenimente shtetërore të rëndësishme, por janë kundër manifestimeve që simbolizojnë nënshtrim, diskriminim dhe margjinalizim të shqiptarëve në Maqedoni. Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu shprehet se, fatkeqësisht edhe pas 20 viteve pavarësi, shqiptarët si element kryesor shtet-formues në Maqedoni, mbeten të përjashtuar nga shtetformimi dhe nga hisja që u takon. “Nuk shohim elementë shqiptarë në këtë manifestim dhe për këtë arsye, RDK do ta bojkotojë atë. Maqedonia është shtet multietnik, andaj bëjmë apel që edhe partitë e tjera të bojkotojnë këtë manifestim monoetnik”, është shprehur zëdhënësi i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Armir Ramadani. Paralajmërime të sigurta për bojkot vijnë edhe nga Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK). “Megjithëse jam i ftuar në cilësinë e ish-nënkryetarit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë të marr pjesë në shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, nuk do të marr pjesë në këto manifestime”, deklaroi kreu i BDK-së, Hysni Shaqiri. “Që të ketë kuptim festimi i përbashkët, pala maqedonase do të duhet të heqë dorë nga diskriminimi i shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës, shprehet Shaqiri. Edhe partitë tjera jo parlamentare si BDSH, PDK dhe PPD kanë paralajmëruar bojkotin. Ndërkohë, edhe përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri kanë shfaqur dilema lidhur me pjesëmarrjen në ceremoninë e paralajmëruar të mbahet me madhështi për 20-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë. Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi ka deklaruar se shqiptarët do të shënojnë 20-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, aq sa maqedonasit festojnë dhe ndjejnë Marrëveshjen e Ohrit. Maqedonia shënon sot përvjetorin e 20-të të pavarësisë së saj pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, përmes ceremonish të veçanta dhe festive. Të gjitha manifestimet janë me elemente të theksuara kombëtare, duke humbur karakterin multietnik të këtij vendi. Sipas programit të manifestimeve dhe kryesisht manifestimit qendror që do të mbahet në sheshin e Shkupit, ku do të bëhet edhe promovimi i përmendores së “Aleksandrit të Madh”, janë parashikuar manifestime dhe programe artistike me elemente ekskluzivisht maqedonase. Manifestimi qendror fillon sot në Parlamentin e Maqedonisë me një mbledhje solemne dhe më pas pason transferimi i Deklaratës së Pavarësisë nga Parlamenti në Muzeun e ri të ashtuquajtur “Muzeu i luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi” i ndërtuar pranë lumit Vardar në pjesën qendrore në kuadër të projektit “Shkupi 2014”. Këto festime për nder të 20-vjetorit të pavarësisë vijnë në një kohë kur vijojn kontestimi nga ana e Greqisë i emrit të shtetit maqedonas, që sipas grekëve i ka marrë emrin rajonit të saj Maqedoni. Grekët kontestojnë gjithashtu edhe përvetësimin nga ana e maqedonasve e emrit të Aleksandrit të madh të Maqedonisë, i cili tejçoi kudo në botën e lindjes kulturën helene. INA/NOA

KOMENTE