English

Sonia Gandhi rikthehet në Indi

New Delhi, 8 shtator 2011, NOA – Udhëheqësja e partisë indiane të Kongresit, Sonia Gandhi u rikthye në Indi pas një mungese të gjatë për shkak të një operacioni kirurgjik të kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Televizioni amerikan Cnn-Ibn raporton se liderja indiane ka qenë e shtruar në një spital amerikan për pesë javë. Edhe pse lajmi u mbajt i fshehtë për mediat burime të pakonfirmuara thanë se Sonia Gandhi ndoqi një kurë të specializuar në një qendër mjekësore kundër tumoreve në Nju Jork. Partia e Kongresit dhe familja e Sonia Gandhi-t kishin kërkuar të respektohej privatësia për sëmundjen që kaloi udhëheqësja indiane. mit/NOA

KOMENTE