English

Blumberg: Nju Jorku rrezikohet nga terroristët

Nju Jork (SHBA), 9 shtator, NOA – Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, thotë se ekziston kërcënim i besueshëm terrorist, por që nuk është i vërtetuar, kundër këtij qytetit. “Derisa ne i afrohemi 10 vjetorit të sulmeve 9/11, Departamenti i policisë i Nju Jorkut, agjencia FBI dhe i tërë komuniteti i inteligjencës, ishin në alarm të shtuar për shkak se ne e dimë se terroristët e shohin përvjetorin si një mundësi për të sulmuar përsëri. Tash, kërcënimi në këtë moment nuk është vërtetuar. Dëshiroj ta theksoj këtë. Është kredibil, por nuk është vërtetuar”, tha Majkël Blumberg. Sipas tij, policia ka vendosur masa shtesë përreth qytetit, që banorët të jenë të sigurt. Zëdhënësi i Departamentit amerikan për siguri të brendshme, Met Çendler, thotë se ekziston “informatë për kërcënim specifik, por i pakonfirmuar”. NOA/RFE

KOMENTE