English

SHBA shqetësim për pasojat e ngërçit politik në Shqipëri

Vjenë, 9 shtator 2011, NOA - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara pranë OSBE-së Ian Kelly tha se qeveria amerikane vazhdon të jetë e shqetësuar nga pasojat e ngërçit politik në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale të majit që po pengojnë më tej reformat që duhet të kryejë Shqipëria për të marë statusin e vendit kandidat në BE. Ambasadori amerikan i bëri këto komente dje gjatë takimit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë. Shtetet e Bashkuara, tha ambasadori Kelly, përshëndesin vendimin e Partisë Socialiste për t’u kthyer në parlament. Uashingtoni, tha ai, i bën thirrje Partisë Socialiste të përbushë angazhimin e saj për një pjesëmarrje të plotë dhe aktive në parlament, si dhe i bën të njejtën thirrje koalicionit qeverisës të krijojë një klimë politike më gjithpërfshirëse. Ambasadori amerikan, po ashtu shprehu shqetësimin e qeverisë së tij lidhur me korrupsionin në Shqipëri, që siç u shpreh ai, “vazhdon të mbetet problematik”. Disa hapa në drejtimin e duhur janë marrë tha ai, si përputhja e legjislacionit shqiptar me atë ndërkombëtar për anti-korrupsionin, si dhe vendosja e sistemit elektronik të tenderimeve. Por, theksoi ambasadori Kelly, lufta kundër korrupsionit mund të ketë sukses vetëm në se palët nuk e përdorin atë për të siguruar përfitime partiake. Shqipëria shtoi ai, ka arritur përparime në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të qënieve njerëzore. Shtetet e Bashkura dhe Shqipëria, tha ambasadori aamerikan në OSBE Ian Kelly, kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe të dy vendet janë të angazhuara t’i forcojnë më tej lidhjet mes qeverive dhe popujve të tyre. a.q/NOA/VOA

KOMENTE