Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tani farmaci online, ISKSH: Në internet barnat e rimbursueshme
English

Tani farmaci online, ISKSH: Në internet barnat e rimbursueshme

Tiranë, 9 shtator 2011, NOA - Pacientët, të cilët përfitojnë prej ilaçeve të rimbursueshme, tashmë do të kenë mundësinë që të sigurojnë informacion në lidhje me këto barna në kohë reale. Kjo u bë e mundur pas përfundimit të projektit të hedhjes on-line të recetave. Elvana Hana, drejtoreshë e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, deklaroi se e gjithë kjo nismë është në funksion të rritjes së transparencës dhe përmirësimit të shërbimit ndaj popullatës. “Në baze te kontrates së re me farmacite, këto kane 48 ore afat per te regjistruar receten qe ekzekutojne. Falë këtij sistemi, ISKSH nëpërmjet drejtorive të saj të kontrollit, marrin brenda 48 oresh nje informacion per transaksionet dhe sasine e barnave. E-Farmacia ka krijuar nje regjister qendror online te barnave te rimbursueshme. Tani mjafton te azhornojme listen e barnave ne serverin e ISKSH dhe ne cast e kane te gjitha farmacite”, tha drejtoresha Hana. Gjithashtu ky projekt ka krijuar nje regjister qendror online te farmacive. Regjistri ka te dhena identifikuese , te dhena per te kontaktuar me farmacine, si dhe statusin e kontrates. a.q/NOA

KOMENTE