English

Vjen tastiera ekologjike me energji diellore

SHBA, 9 Shtator NOA - Logitech ka synuar në aksesorët ekologjikë gjatë IFA 2011 në Berlin dhe në këtë mënyrë ka prezantuar një tastierë tepër interesante Logitech Wireless Solar Keyboard K750 për Mac.

Siç shihet dhe nga vetë emri kjo tastierë do ti dedikohet vetëm kompjuterëve të markës Apple, ku ajo do të eksperimentohet falë energjisë së marrë nga paneli diellor i integruar.

Mjafton që ta pozicionojmë në dritën e diellit për të rikuperuar energjinë që humbet gjatë përdorimit të saj dhe ajo sërish mund të përdoret, madje dhe në zona në të cilat energjia elektrike mungon.

r.b/NOA

KOMENTE