English

Blerjet në internet, 207 euro në vit për çdo përdorues

Romë, 10 Shtator 2011 NOA/ Rid Bulku - Është përafërsisht 207 euro, shpenzimi mesatar në harkun kohor të një viti që përdoruesit harxhojnë në internet për të blerë online materiale të tilla si libra, CD, DVD, e-book, gazeta dhe revista. Lajmi është bërë i ditur në raportin e publikuar nga edicioni i dytë i E-Commerce Consumer Behaviour Report 2011, i realizuar nga ContactLab dhe Netcomm. Gjithçka është studiuar mbi bazën e sjelljeve të përdoruesve dhe më saktësisht mbi 62 mijë persona. Duke shkuar më në detaj, më shumë shpenzojnë meshkujt dhe personat mbi moshën 60 vjeçare, ndërsa periudha në të cilën blihem më shumë dhe më shpesh është nata. r.b/NOA

KOMENTE