Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Djaloshi Helver dhe ëndrra e një nate vere
English

Djaloshi Helver dhe ëndrra e një nate vere

Rreth shfaqjes “Nata e Helverit”, të autorit Ingmar Villqist, me regji të Altin Bashës, dhënë premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës Prishtinë, 10 Shtator 2011 NOA/ Arian Krasniqi - Djaloshi Helver është i magjepsur nga nazizmi dhe jo nga ideologjia, të cilën ai kurrnjëherë nuk arriti ta kuptojë. Atij i bën përshtypje “rregulli” dhe urdhrat që promovon “pushteti i ri” dhe jo politika. Në fund, vetë ai bëhet një viktimë e kësaj “hipnoze”. “Nata e Helverit” është një dramë ekspresioniste që fillim e mbarim përshkohet nga marrëdhënia në mes të një gruaje, Karla-së, dhe fëmijës së saj të adaptuar, Helver-it, i cili vuan nga zhvillimi i vonshëm. Shfaqja “Nata e Helverit” me autor dramaturgun polak Ingmar Villqist (emër artistik i Jaroslaw Wierszcz ), për të parën herë erdhi në versionin shqip, në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës nën regjinë e Altin Bashës dhe me interpretimin e aktorëve: Safete Rogova dhe Lirak Çelaj. Si tekst dramatik, “Nata e Helverit” është një përsosmëri në miniaturë në botën e teatrit. Me pak personazhe. Me një përrallë që para syve të publikut fillon e mbaron brenda katër mureve. Matanë mureve ndodh historia. Ky është një portret i hirtë, intim. Janë fytyrat e dëshpëruara të dy njerëzve, të dëbuar nga një shoqëri tashmë e vendosur për shkatërrimin e saj të skajshëm. Të dytë ndjejnë se janë të dëbuar me plot dhimbje nga njëri-tjetri, largohen dhunshëm nga ëndrrat e tyre të njëjta dhe dëshirat e pafundme. Karla dhe Helveri provojnë ta mundin vetminë e tyre që po i gërryen përbrenda deri në palcë. Është fillimi i një lufte shkatërrimtare me pasoja të paparashikueshme. Në kulmin e ofensivave të njësive speciale SS, një nënë pa fëmijë, dhe një fëmijë pa nënë, kërkojnë lumturinë e tyre, së pari në shtypjen dhe pastaj shpëtimin e njëri-tjetrit. Situatat surreale dhe misterioze të dramës janë konceptuar dhe zhvilluar me shumë saktësi matematikore deri në përmbylljen e rrëfimit. Dialogu rrëqethës është veprues e jo sall përshkrues. Thjeshtësia e mjeteve të përshkruara për lojë jep mundësinë që personazhet të shfaqjen më të plotë në karakteret e tyre, më njerëzor në veprime dhe dukshëm më racionalë në gjykime. Tensioni dhe dhembshuria e kësaj drame kamertale natyrshëm vë në sprovë emocionin e secilit shikues, duke nxitur kësomënyre edhe shkëndijat e një kujtese për një të kaluar të hidhur të mbarë njerëzimit. Jashtë është luftë. Karla dhe Helveri pranojnë rregullat e njëri-tjetrit, i nënshtrohen realitetit të (pa) dëshiruar në vendin ku jetojnë. Secili prej tyre e përjeton rolin e dyfishtë; si dhunues dhe i dhunuar. Kjo nuk është lojë. Është sprovë e pakapërcyeshme në të cilën të vë situata. Është mjeti i vetëm për ta provuar mbijetesën. Në kohë lufte fundi tragjik vjen natyrshëm. Regjisori Altin Basha realizon shfaqje në skenën e Teatrit Kombëtar për të dytën herë, disa vite pas inskenimit të suksesshëm të “Pallatit i ëndrrave” të Kadaresë. I njohur me një preferencë regjisoriale që anon më shumë kah spektakli teatror, Basha, kësaj here konceptoi shfaqjen e tij “Nata e Helverit” brenda kornizave të një shfaqjeje kamertale; me shumë atmosferë, intimitet, gjetje skenike dhe lexim autorial të tekstit dramatik. Them autorial, për faktin se “zhvendosja” e ndodhisë në ambientet e një kafeneje (ngjitur ose brenda shtëpisë!) ta plotëson edhe më tej idenë për vetminë dhe rrezikun në kohë lufte, për ndjenjën e mungesës së fëmijës (te Karla) dhe po ashtu mungesën e dashurisë të pazëvendësueshme të nënës (në rastin e Helverit). Megjithatë, këta dy e plotësojnë njëri-tjetrin. Disa tavolina me karriget e boshatisura përreth, na e sugjerojnë atmosferën tipike, ku në rrethana të jashtëzakonshme edhe vetmia dhe rreziku bëhen të jashtëzakonshme. Vetmi në mungese familje, rrezik i vazhdueshëm nga një ushtri që “përpin” fëmijë e gra, kisha, dyqane, shtëpi e qytete të tëra. Këtë gjetje skenike të regjisorit Basha e kuptoj edhe si një përpjekje të planifikuar për pushtim skene, jo vetëm si dekor, por edhe si hapësirë brenda së cilës fati i njeriut njëjtësohet me atë të objekteve dhe gjësendeve sepse që të dy palët kanë të njëjtën fat: shkatërrimin. Versioni i Bashës në inskenimin e “Natës së Helverit’ është i veçantë dhe shkon përtej leximit formal dhe sipërfaqësor të tekstit, sepse çon kah hapja e horizonteve të reja për perceptimin dhe përjetimin e një drame njerëzore me përmasa universale. Në një kohë dhe në një hapësirë të caktuar, secili prej nesh do të mund ta përjetonte fatin e njëjtë me atë të personazheve të dramës. Përjashto këtu rrethanat e luftës, sot, kudo përreth nesh, me dhjetëra fëmijë vuajnë nga autizmi, dhjetëra e qindra gra përmbyllin ciklin tragjik të jetës së tyre në mungesë fëmije, trashëgimtari. Pra, kontekstualizimi i kësaj shfaqjeje zgjeron kufijtë e komunikimit me një audiencë që përfshin shtresa të ndryshme dhe të shumëllojshme të shoqërisë. Shfaqja “Nata e Helverit” si realizim skenik, brenda konceptit të gjithanshëm të saj në momente të caktuara shquhet për shkallë të theksuar dramaciteti që buron më shumë nga vet teksti se sa nga situatat skenike. Marrë në tërësi, më duhet të them; se me qëllim të përpunimit edhe më të madh të detajeve skenike, por edhe plotësimin dhe përvetësimin më të madh të karaktereve nga ana e aktorëve, shfaqjes gjithsesi do t’i nevojiteshin edhe pak ditë prova shtesë. Në zanatin e gatimit, kjo i bie që buka e gatur nga mjeshtëri bukëpjekës duhet të piqet mjaftueshëm. Aktorët Safete Rogova në rolin e Karlës, (e cila u nderua me këtë shfaqje me rastin e pensionimit zyrtar) dhe Lirak Çelaj në rolin e Helverit, dhanë maksimumin prej vetës së tyre. U pa një përkushtim në krijimin e roleve, të cilat për hir të së vërtetës duhet thënë se janë goxha komplekse dhe të thella në aspektin psikologjik. Ishte jashtëzakonisht mbresëlënës fakti i një “dueli skenik” që pamë në skenë ndërmjet dy aktorëve që i takojnë dy brezave të ndryshëm. Sa i përket skenografisë dhe kostumeve të realizuara nga Iliriana Loxha, nuk kam as më të voglin dyshim se ishin plotësisht në përputhje me konceptin regjisorial dhe “ngjyrave” që ka shfaqja. Përveç krijimit të një imazhi impresiv, skenografia dhe kostumet përforcuan ndjeshmërinë që ka rrëfimi në shfaqje. U bënë pjesë e një atmosfere që niset zymtë e bitiset me përfundimin tragjik (vdekjen) e personazheve. Që një shfaqje teatrore të jetë e përkryer ajo duhet të funksionojë në tërësinë e vet, si harmoni. Harmonia nuk është formalitet. Është art i përsosmërisë. * Autori është dramaturg dhe skenarist

KOMENTE