English

Policia flet për vdekjen tragjike të dy durrsakëve në Elbasan

Peqin, 10 Shtator 2011 NOA – Humbja e drejtimit të automjetit solli tragjedinë rrugore që ndodhi sot pasdreke në fshatin Paulesh në afërsi të qytetit Peqin. Korrespondenti i agjencisë NOA foli me drejtues të policisë së drejtorisë rajonale Elbasan të cilët konfirmuan se viktimat janë Gëzim Sejko dhe Fiqiri Kupe, që të dy me banim në qytetin e Durrësit. Mjeti me targa italiane AC 254 TC, ku udhëtonin shtetasit Gezim Sejko, 57 vjeç si dhe Fiqiri Kupe, 46 vjeç, qe te dy banues ne Durrës, ka humbur drejtimin ku si pasojë ka sjellë daljen nga rruga te mjetit, duke rene ne Lumin Shkumbin. Si pasoje e rënies së mjetit në lumin Shkumbin, kane gjetur vdekjen të dy shtetasit të cilët udhëtonin në këtë mjet. Menjëherë policia shkoi ne vendin e ngjarjes, ku po punon për te përcaktuar sakte shkaqet e daljes se mjetit nga rruga. e.t/NOA

KOMENTE