Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA në kërkim të 3 terroristëve, alarm për 11 shtatorin
English

SHBA në kërkim të 3 terroristëve, alarm për 11 shtatorin

E shtunë, 10 shtator 2011, NOA- Nga çasti në çast po rritet frika i një atentati tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo në prag të dhjetë vjetorit të tragjedisë së 11 shtatorit në kullat binjake. Shërbimet sekrete amerikane janë në kërkim të tre të dyshuarve si terroristë, të cilët janë pjesë e Al Qaeda-s dhe që bëjnë pjesë në një celulë e cila mendohet se po përgatitet për të bërë një atentat. Dy prej tyre me origjinë arabe dhe me shtetësi amerikane mendohet se aktualisht janë në SHBA, ndërsa i treti mendohet të jetë në Europë. Ndërkaq nga ana e hetuesve është identifikuar njëri prej tyre. Sakaq alarmi për një atentat të mundshëm shpërtheu pas evidentimit të një eksponenti të Al Qaeda-s në Pakistan, i cili fliste për atentate në New York dhe Washington, në përputhje me përvjetorin e 11 shtatorit. Në orët e fundit masat e sigurisë në Neë York janë rritur, ndërsa janë ngritur shumë pika kontrolli policore, të cilët ndalojnë dhe kontrollojnë kamionet dhe mjetet lëvizëse me qen anti-bombë. a.y/NOA

KOMENTE