English

Shembet ndërtesa vdes 12-vjeçari, policia në kërkim të pronarit të ndërtesës

Shkodër, 10 shtator 2011, NOA – Një ditë pasi 12-vjeçari Kristian Marku nga Shkodra gjeti vdekjen i zënë përfund nga soletat e një ndërtese të shembur, policia e Shkodrës shpalli në kërkim pronarin e ndërtesës së shembur. Policia e Shkodrës bën me dije se vdekja e të miturit ndodhi për arsye aksidentale. Sipas saj 12-vjeçari Kristian Marku humbi jetën dje në orën 15.20 të drekës në lagjen “Skënderbeg” të qytetit ndërsa po luante në rrënojat e një ndërtese të shembur duke u zënë përfund nga soletat e saj. Nga hetimet në vendngjarje rezultoi se 12-vjeçari Kristian Marku vdiq aksidentalisht për shkak të rënies së soletës së një ndërtese, e shembur një ditë më parë, nga vetë pronari i saj, pasi kjo ndërtesë, mbi bazën e një vendimi të marrë nga K.R.T-ja e Bashkisë, do të prishej më vonë nga Policia Ndërtimore e Bashkisë së Shkodrës. Blutë e Shkodrës nisën procedimi penal ndaj pronarit të ndërtesës, 60-vjeçarit Zef Vuksani, banues në lagjen “1 Maji” dhe kanë nisur kërkimin për kapjen e tij. Zef Vuksani është nën akuzë për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia. mit/NOA

KOMENTE