English

Sulm ndaj ambasadës izraelite në Kajro

Kajro, 10 shtator 2011, NOA - Demonstruesit egjiptianë sulmuan pjesë të ambasadës izraelite në Kajro, gjatë natës së të shtunës. Qindra protestues shkatërruan fillimisht një mur mbrojtës një metër e gjysmë të lartë. Rreth 30 prej tyre hynë më pas në ndërtesën, ku gjendet ambasada. Në ambjentet e ambasadës ata grabitën qindra dokumente, të cilat i hodhën në rrugë. Edhe automjeteve të policisë iu vu flaka. Qeveria egjiptiane kundërveproi me dhunë ndaj demonstruesve, rreth 200 vetë mësohet se kanë pësuar lëndime. Qeveria egjiptiane angazhoi edhe forca të ushtrisë. Disa qindra ushtarë morën pjesë në aksionin kundër demonstruesve, forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës, si dhe automjete të blinduara. a.q/NOA

KOMENTE