Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
UT: I papranueshëm burgimi i studentëve të Prishtinës
English

UT: I papranueshëm burgimi i studentëve të Prishtinës

Reagim nga Qendra e Studentëve në Universitetet e Tiranës “Studim Kritikë Veprim” për burgosjen e dy Studentëve të Universitetit të Prishtinës Tiranë, 10 shtator 2011 NOA - Pas arrestimit të dhunshëm të aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Policia e Kosovës në aksionin e 3 shtatorit 2011, burgosjes dhe më pas lirimit të shumicës së tyre, Qeveria e Kosovës vendosi ta vazhdojë edhe më persekutimin duke mbajtur në burg aktivistët e qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Universitetin e Prishtinës, Rron Gjinovci dhe Durim Jasharaj. Qendra e Studentëve në Universitetet e Tiranës “Studim Kritikë Veprim” vlerëson se teknikisht, mbajtja e studentëve në burgim lidhet me dënimin e mëparshëm me 30 ditë heqje lirie për shkak të aksionit të skuqjes së rektorit Rugova. Ndërkohë, arsyeja e vërtetë, e qartë tashmë për të gjithë, është heshtimi i të gjithë kundërshtarëve të politikave të rektorit e gjithë shpurës së tij në universitetin gjithnjë e më privat të Prishtinës në këtë prag fillim viti. Kështu, viti i ri akademik 2011 – 2012 në të gjitha universitetet e hapësirës shqiptare do të nisë dy studentëve shqiptarë të burgosur vetëm se guxuan t’i kujtojnë rektorit se përkundër dëshirave të tij për xhipa luksozë, dieta e rroga të majme, për ruajtjen e grykësisë së të nënkontraktuarve të tij për ryshfete dhe abuzime të kësisoj, qëndron detyrimi i rektorit dhe stafit akademik e administrativ për mundësimin e studimit të lirë, për respektimin e palëve të angazhuara në studim dhe për ruajtjen publike të hapësirës universitare pasi vetëm kështu mund të kemi Universitet. Të shtrosh këtë kërkesë, përmes një aksioni politik siç bënë Rron Gjinovci, Durim Jasharaj e aktivistë të tjerë të qendrës, do të thotë të kërkosh Universitet. Pra të jesh në të drejtën legjitime të universitarit, që përveçse emancipuese, s’mund të jetë kurrsesi e disiplinueshme. Kjo e bën burgosjen të padrejtë. Ta mohosh ketë kërkesë të panegociueshme duke burgosur studentët siç bën qeveria Thaçi, do të thotë të sfidosh të gjithë studentët shqiptarë, kudo janë, të gjithë akademikët e të gjithë të moralshmit e këtij vendi. Me ç’duket qeveria Thaçi, rektori Rugova, qeveria Berisha, rektori Kule, qeveria Gruevski, rektori Reka, mendojnë se studentët shqiptarë janë në zhdukje, por harrojnë se çdo veprim a mosveprim i tyre veçse na evidenton gjithnjë e më shumë e na përbashkon, -, thotë Qendra e Studentëve në Universitetet e Tiranës “Studim Kritikë Veprim”. Pra, - vijon ajo, - le të jetë e qartë se nëse dy nga Ne janë në burg, shumëfishi i tyre do të ulet në auditore në tetor për të shtruar këtë kërkesë e të tjera të ngjashme, më fuqishëm e më të organizuar. Për këtë qendër, rritja e pritshme e tarifave për fakultetet shqiptare, reforma e re financiare e ndërmarrë nga MASh i RSh-së; ligji i arsimit të lartë, lojërat me kuotat e trojeve në UT, ulja e investimeve publike në arsim, etj. do të përbëjnë shqetësimin e studentëve shqiptarë në të treja qendrat e Tiranës, Tetovës e Prishtinës që sado të palidhura institucionalisht, po lidhen nga Ne. Studentët shqiptarë po bëhen bashkë e përgjigja jonë kolektive nuk do të vonojë, sepse nuk mundet më të vonojë. Gjithçka ka filluar të lëvizë. Atë çka nisën me burgimin tonë, ne do ta përfundojë me përpjekjen për çlirim të vullneteve të ndrydhura”, - përfundon qëndrimi nga Qendra e Studentëve në Universitetet e Tiranës “Studim Kritikë Veprim”. e.t/NOA

KOMENTE