Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjen telefoni që dërgon puthje dhe përqafime
English

Vjen telefoni që dërgon puthje dhe përqafime

Stokholm, 10 Shtator 2011 NOA/ Rid Bulku - Komunikimet në distancë do të jenë se shpejti më realiste duke ofruar një pjesë të gjerë për emocionet dhe ndjenjat. Gjithçka do të bëhet vetëm në sajë të telefonave që mund të dërgojnë puthje, të transmetojnë frymëmarrje, të japin përqafime me personat që flasim duke e bërë kështu bisedën shumë më intime. Një aparat i ngjashëm, siç njoftohet nga “New Scientist”, është ideuar nga Fabian Hemmert i Universitetit të Arteve në Berlin. Janë katër, prototipat e realizuara, të gjithë të pajisur me sensorë dhe pajisje të tjera plotësuese, të cilët janë prezantuar në konferencën “Mobile HCI”, që u zhvillua në Stokholm. r.b/NOA

KOMENTE