English

11 shtatori, dy islamikë djegin flamurin amerikan në Londër

Londër, 11 shtator 2011, NOA – Ndërkohë që e tërë Amerika mbajti frymën sot në sheshin Ground Zero aty ku dhjetë vite më parë ndodhi sulmi terrorist i shpërthimit të dy kullave binjake të Nju Jorkut, dy protestues islamikë kanë hedhur parrulla kundër amerikanëve në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, Londër. Protesta e dy islamikëve u zhvillua përpara ambasadës amerikane në kryeqytetin britanik. Gjatë saj dy protestuesit muslimanë hodhën parrulla të tilla si “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë terroriste”, e të tjera thirrje kundër amerikanëve. Pas protestës dy islamikët u arrestuan, ndërkohë që i kishin vënë zjarrin flamurit amerikan. mit/NOA

KOMENTE