Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deklarata e plotë e drejtorit të policisë, Burgaj për 15 arrestimet
English

Deklarata e plotë e drejtorit të policisë, Burgaj për 15 arrestimet

Tiranë, 12 shtator 2011, NOA - Në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane është bërë i mundur arrestimi i 15 shtetasve shqiptar të kërkuar nga autoritetet Italiane të drejtësisë, pasi akuzohen për krime të rënda të ndryshme. Ky operacion i rëndësishëm është organizuar dhe zhvilluar nga data 08.09.2011 deri me datë 11.09.2011 nga strukturat e Departamentit kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në bashkëpunim me Departamentin për sigurinë publike, Drejtorinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërkombëtar, si dhe Drejtoritë e Policisë së Qarqeve Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Tiranë. Kurorëzimi me sukses i këtij operacioni është bërë i mundur në bashkëpunim të ngushtë me Autoritetet policore Italiane dhe Zyrën e Ndërlidhjes Interforze të Policisë Italiane në Shqipëri. Ratifikimi i Marrëveshjes së lidhur ndërmjet qeverive të të dy vendeve nga Parlamenti Italian i hapi rrugën arrestimit të të gjithë atyre shtetasve shqiptarë, që janë të kërkuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, duke krijuar kështu mundësinë e përballjes së tyre me drejtësinë për krimet për të cilat akuzohen të kenë kryer në këtë shtet. Kjo do t’i shërbejë një lufte akoma më efikase kundër krimit të organizuar. Të arrestuarit në kuadër të këtij operacioni janë: 1. Astrit Abdullah Salihi, 33 vjeç, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria e Breshias, Itali, ka urdhëruar ndalimin, për veprat penale pjesëmarrje në organizata kriminale e finalizuar me kryerjen e krimeve për shkeljen e ligjit, për narkotikët, posedimin, transportimin dhe importimin e lëndëve narkotike, në Itali. 2. Naim Hamza Dervishi, 50 vjeç, banues në Durrës, pasi për këtë shtetas Prokuroria e Leces, Itali, ka urdhëruar ndalimin, për veprën penale “Mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike”. 3. Hektor Skënder Dumo, 35 vjeç, banues në Durrës, për të cilin Prokuroria e Leçes, Itali, ka urdhëruar ndalimin, për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”, në Itali. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua pistoleta “Clok Automatik” të cilën e mbante pa leje. 4. Gentian Myfit Abdyli, 37 vjeç, banues në Durrës, pasi për këtë shtetas Prokuroria e Shtetit Italian, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale të vrasjes. 5. Ilia Lio Beci 6. dhe Lefter Muhamet Aliu, përkatësisht 46 e 57 vjeç, banues në fshatin Radostinë e Zhupan, të rrethit Fier, pasi këta shtetas Gjykata e Milanos Itali, i ka dënuar me nga 12 vjet burg për trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të miturve dhe marrjes pjesë në organizata kriminale. 7. Arben Ali Lamçja, 37 vjeç, banues në Elbasan, të cilin Gjykata e ApelitBreshia Itali, e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostucioni”. 8. Ferdinand Pali Dedja 9. dhe Genti Pali Dedja, përkatësisht 34 e 38 vjeç, banues në Elbasan, për të cilët Prokuroria e Partos, Itali, ka urdhëruar ndalimin, për veprat penale “Vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje e shfrytëzim prostitucioni”. 10. Myrteza Adem Toto, 49 vjeç, banues në Berat, të cilin Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 22 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale të “Krijimit të Organizatës Kriminale me qëllim Trafikim të Narkotikëve”. 11. Mikel Myrteza Çuçaj 12. Dhe Altin Fejzi Liçaj, përkatësisht 38 e 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi këta shtetas Gjykata e Torinos Itali i ka dënuar me nga 14 vjet burg për shkelje të ligjit mbi narkotikët. 13. Agim Avdulla Belba, 48 vjeç, banues në Kavajë, për të cilin Prokuroria e Republikës Italiane pranë Gjykatës Apelit Firence ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit, për shlyerjen e dënimit prej 4 vjet e 10 muaj burgim për veprën penal të vrasjes me dashje. 14. Tarzan Muharrem Mullaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, të cilin Gjykata e Apelit Milano e ka dënuar me 6 vjet burg, për favorizim emigracioni klandestin në rrethana rënduese, rekrutim femrash me qëllim prostitucioni, favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni me minorene, kërcënim/dhunë në rrethana rënduese. 15. Ylli Preng Ndoi, 34 vjeç, banues në Laç, pasi Gjykata e Milanos-Itali e ka dënuar me 21 vjet e 10 muaj burg për “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Arratisje nga burgu i sigurisë lartë”. Në momentin e kapjes këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan një pistoletë “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe një pistoletë “Ekol” me një krehër me fishekë. Nga strukturat e Policisë së Shtetit do të hetohen dhe pasuritë e këtyre shtetasve, duke konkluduar sipas rastit dhe me sekuestrimet e tyre në përputhje me aktet ligjore. Konkludimi me sukses i këtij operacioni është një tregues mjaft domethënës i bashkëpunimit shumë të mirë të vendosur ndërmjet Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane, në sajë të të cilit është bërë i mundur realizimi gjithnjë e më me sukses i këtyre lloj operacionesh. Po ashtu dëshmon dhe një herë seriozitetin, profesionalizimin dhe besueshmërinë e Policisë së Shtetit në raport me partnerët ndërkombëtar. a.q/NOA

KOMENTE