English

Humb jetën pasagjeri, arrestohet në spital drejtuesi i mjetit

Tiranë, 12 shtator 2011, NOA – Një 29 vjeçar është arrestuar nga njësia e Policisë Rrugore në Tiranë. Ilirjan Bashkim Berisha rreth orës 00.20, të së shtunës në rrugën Vaqarr-Ura e Beshirit, pranë Kthesës së Arbanës, duke drejtuar automjetin veturë BMV, me targë TR 8488 I dhe duke qarkulluar me drejtim levizjeje Vaqar-Ura e Beshirit, mendohet se si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit të mjetit ka dalë jashtë rruge duke u rrëzuar në kanalin në të djathtë të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri nw sedilen e parë, Flogert Flamur Çali, 19 vjeç, banues pranë Urës së Beshirit Tiranë dhe është plagosur drejtuesi i mjetit te cilin e kanë dërguar për ndihmë mjeksore në urgjencën e QSUT dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. a.q/NOA

KOMENTE