Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat për kontrabandë, Kuliçaj padit penalisht Sajmir Tahirin
English

Akuzat për kontrabandë, Kuliçaj padit penalisht Sajmir Tahirin

Tiranë, 13 shtator 2011, NOA - Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave në Kuvend të deputetit socialist Sajmir Tahiri për lidhje me kontrabandën e mineraleve të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Agron Kulicaj. Në deklaratën shpërndarë mediave Policia e Shtetit i cilëson këto akuza presione të papranueshme kundër punës së Policisë së Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Zv.Drejtori i Përgjithshëm Z.Agron Kuliçaj ka depozituar sot pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një padi civile për shpifje për shkak të detyrës kundër shtetasit Sajmir Tahiri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Zv.Drejtori i Përgjithshëm Z.Agron Kuliçaj drejton me sukses Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, sukses i cili është i njohur dhe vlerësuar nga organizata të rëndësishme partnere që asistojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit. Qëndrimet, të cilat pa fakte dhe prova, synojnë në mënyrë të përsëritur të dëmtojnë imazhin e Policisë së Shtetit dhe të drejtuesve të saj, nuk do të mund të zbehin arritjet domethënëse të Policisë së Shtetit dhe nuk mund të dobësojnë luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në reagimin zyrtar të Policisë së Shtetit. a.q/NOA

KOMENTE