English

Arrestohet i mituri, kultivonte bimë narkotike

E martë, 13 shtator 2011, NOA- Një i mitur i moshës 16 vjeçare nga fshati Bejar i Mallakastrës është arrestuar nga policia, pasi dyshohet si autor i kultivimit të bimëve narkotike. Ka qenë Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier që në bashkëpunim me shërbime të tjera të Komisariatit të Policisë Mallakaster, kryeu arrestimin në flagrancë të të riut me iniciale Xh.S. Mësohet se arrestimi i tij u bë për veprën penale “Kultivim te bimëve narkotike” pasi gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën të mbjella 12 bimë, të ngjashme me bimën narkotike të llojit Kanabis Sativa. a.y/NOA

KOMENTE
  • Ilir Mavrici17:05 - 13 Shtator 2011
    po 12 bim ktij as per vete si dalin ska tjeter gje me se te miret policia e fierit