English

Grabiti edhe shtëpinë e xhaxhait, bie në pranga vjedhësi serial

Tiranë, 13 shtator 2011, NOA- Nipi i cili pak ditë më parë vodhi banesën e xhaxhait të tij duke marrë prej aty një sasi bizhuterish dhe disa materiale të tjera ditën e djeshme ka përfunduar në duart e policisë. Armando Copani, 24 vjeç banues në Tiranë, u vu nën prangat e policisë së kryeqytetit në rrugën “Maliq Muça”, pas padisë së bërë nga vëllai i babait të tij. I riu. i dënuar edhe herë të tjera për veprën penale të vjedhjes, këtë herë nuk ka kursyer as të afërmin e tij, pasi pas grumbullimit të materialeve ka rezultuar si i dyshuari kryesor për grabitjen e shtëpisë së xhaxhait të tij. a.y/NOA

KOMENTE