English

Stonestreet me drejtues të republikanëve: Të gatshëm për ndihmë

Tiranë, 13 shtator 2011, NOA – Shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Jonathan Stonestreet, gjatë një takimi të mbajtur në Selinë e Partisë Republikane ka deklaruar se, OSBE - ODIHR është i gatshëm mbi bazën e kërkesës së Partive të interesuara dhe në bashkëpunim me Komisionin e Venecias të ofrojë analizën mbi sistemet zgjedhore. “Ne inkurajojmë partitë politike shqiptare që proçesi i Reformës Zgjedhore të fillojë sa më shpejtë dhe shprehim besimin mbi bazën e asaj që kemi konstatuar nga takimet që kemi zhvilluar me faktorët politikë, se vullneti politik i shprehur prej tyre, do të jetë një shprehje konkrete e përfshirjes dhe miratimit në Reformën Zgjedhore", citohet të ketë thënë Stonestreet sipas zyrës së shtypit të PR. Në fjalën e tyre, përfaqësuesit republikanë vlerësuan në mënyrë të posaçme Raportin, si një dokument të rëndësishëm i cili pasqyron me vërtetësi të gjitha problemet e zgjedhjeve të 8 Majit dhe jep rekomandime të rëndësishme dhe të domosdoshme për t`u marrë në konsideratë në proçesin e pritshëm të Reformës Zgjedhore. Nga ana tjetër, Partia Republikane rikonfirmoi bindjen dhe angazhimin e saj në përmbushje të të gjitha rekomandimeve të OSBE - ODIHR të vitit 2009. Partia Republikane i parashtroi Misionit të OSBE- ODIHR qëndrimet e saj në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe që konsistojnë në ndarjen e mandateve, e cila të bëhet mbi bazën e një formule e cila mbështetet në sistemin proporcional rajonal, por me korrektim kombëtar. Duhet të realizohet një reformë mbi Administratën Zgjedhore e cila duhet të jetë e paanshme, e pavarur dhe profesionale. a.q/NOA

KOMENTE