English

Varësia ndaj cigareve dhe alkoolit, pse është kaq shumë e lidhur

Kaliforni, 13 Shtator NOA - Alkool dhe cigare shumë herë ndodh që janë të lidhura ngushtë, madje ato “thithen” respektivisht sipas parimit njëra tërheq tjetrën. Pas kësaj lidhjeje të rrezikshme fshihet një molekulë, enzima “chinasi C ipsilon”, e cila mund të bëhet objektivi kryesor i farmaceutikëve për të reduktuar “etjen” për alkool dhe cigare. Zbulimi i kësaj enzime, që duket të jetë lidhësi kryesor në varësinë e duhanit dhe alkoolit së bashku, i detyrohet dr. Robert Messing të Universitetit të Kalifornisë në San Francisco dhe është bërë publik në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave. r.b/NOA

KOMENTE