English

Falsifikonte viza e pasaporta, ndalohet 32 vjeçari

Durrës, 14 shtator 2011, NOA- Naim Matlija nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë së këtij qyteti pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh. Tre ditë më parë Gjykata e Durrësit e kishte dënuar 32 vjeçarin Matlija, me 53 ditë burg për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave. Pas këtij vendimi për kapjen e tij, nisi kërkimi intensiv dhe arrestimi i tij u bë i mundur vetëm në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Sakaq materialet lidhur me të ndaluarin i kaluan Prokurorisë së rrethit të Durrësit. a.y/NOA

KOMENTE