English

Manchester United kërkon Milos Krasic

Angli, 14 Shtator NOA - Manchester United kërkon Milos Krasic. Plani vjen pasi Alex Ferguson ka vënë re problemet që mesfushori i krahut me origjinë serbe po has në skemat e reja të teknikut Antonio Conte dhe po mendon ta marrë atë gjatë merkatos së janarit. Krasic për Juventusin tashmë nuk është i paprekshëm, por në krahun tjetër është dhe një lojtar që shpesh herë e nxjerr ekipin nga situata të vështira. Megjithatë duke parë se United pashfaqur interes për të që në merkaton e verës 2010, mund të themi se kjo marrëveshje mund të ketë dhe një përfundim të suksesshëm për anglezët. r.b/NOA

KOMENTE