English

Bie eskavatori, vdes në punë 22 vjeçari

Librazhd, 15 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Një i ri ka gjetur vdekjen aksidentale gjatë orarit të punës. Sipas burimeve zyrtare të policisë në vendin e quajtur Prrenjas-fshat, dy shtetas, Gentian Bregu, vjeç 22 dhe Ermir Karriqi, vjeç 23, kanë qene duke punuar me një mjet eskavator. Gjatë hapjes së një pusi, aksidentalisht ka rënë koka e eskavatorit, ku ka zënë poshtë shtetasin Gentian Bregu, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia bëri të mundur shoqërimin pranë ambjenteve të Komisariatit Policisë Librazhd, të shtetasit Ermir Karriqi, i cili ishte edhe drejtuesi i eskavatorit, si dhe më pas arrestimin në flagrancë të tij. a.q/NOA

KOMENTE