English

Milan, në ankth për Ibrën dhe Boateng

Milano, 15 Shtator NOA - Nuk i ka dalë as koha për të shijuar barazimin e arritur në shtëpinë e Barcelonës, pasi skuadra e Milanit duhet të përballet me të ardhmen ku janë shqetësuese kushtet e disa lojtarëve. Në kthimin nga qyteti katalanas, doktori Tavana duhet të vlerësojë sërish kushtet e Ibrahimovic – që rrezikon të paktën dy javë larg fushave të lojës – dhe gjendjen shëndetësore të Boateng, i cili doli nga ndeshja e zhvilluar në Camp Nou. Edhe Prince me shumë mundësi rrezikon të kalojë ndeshjen me Napolin. Lajmi i mirë vjen në sulm ku është rikthyer braziliani Robinho. r.b/NOA

KOMENTE