English

Pedofilia rikthehet me skandalin e ri, xhaxhai dhunon dy mbesat e mitura

Korçë, 15 shtator 2011, NOA/Irma Toptani Update – Dy vajza të mitura, gjashtë dhe katër vjeçe janë dy protagonistet e radhës, të cilat kanë rënë pre e dhunës seksuale ndaj të miturve në qytetin e Korçës. Dy vajzat me iniciale S.Z. 6 vjeçe dhe G.Z. 4 vjeçe janë ngacmuar e dhunuar seksualisht nga xhaxhai i tyre Mikel Zemblaku 34 vjeç. Në denoncimin tronditës e ëma e dy të miturave, 26-vjeçarja Juliana Zemblaku rrëfeu në policinë e qytetit se kunati i saj Mikel Zemblaku në mënyrë të përsëritur ka kryer veprime të turpshme me dy vajzat e saj të mitura S.Z dhe G.Z. Në rrëfimin e saj tronditës, gruaja tregoi se vajzat i kishin folur për disa lojëra të turpshme që xhaxhai kryente me to. Madje ajo shtoi se u kishte parë dy vogëlusheve edhe shenja dhune në trup, të cilat sipas policisë janë konfirmuar edhe nga mjekësia ligjore. Por aktin e pedofilisë e ka ditur edhe babai i dy vajzave. Juliana Zemblaku tregoi se pasi i kishte treguar bashkëshortit për këto akte të rënda të vëllait të tij ndaj dy vajzave të tyre, ai e kishte dhunuar duke i kërkuar dhunshëm të mos e denonconte këtë fakt në polici. Por, gruaja e shokuar nuk duroi më duke çuar në komisariat kunatin e saj, 34-vjeçarin Mikel Zemblaku. Ngjarja tronditëse vjen në një kohë kur opinioni i Korçës, por jo vetëm ende nuk ka gjetur prehje pas skandalit të mëparshëm të pedofilisë dhe dhunës së rëndë seksuale ndaj të miturit 12-vjeçar nga fshati Devoll i Korçës, i përdhunuar disa herë rresht nga dy adoleshentë. Ngjarjen e bënte edhe më shokues fakti se familjarët e 12-vjeçarit e kishin mësuar aktin e rëndë ndaj të birit dhe mundoheshin ta ndalonin duke diskutuar me autorët dhe familjet e tyre, dhe jo duke e denoncuar. Denoncimi i skandalit të ri të pedofilisë në qytetin e Korçës rikthen frikën ndaj të miturve të pambrojtur në qytetet shqiptare, një frikë që duhet të shtojë ndërgjegjësimin e të rriturve për mbrojtjen e tyre nga aktet e pedofilisë të kthyera në makthin e të vegjëlve. mit/NOA

KOMENTE