Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarkozi e Kamerun: Ndihmë për të kapur Gadafin
English

Sarkozi e Kamerun: Ndihmë për të kapur Gadafin

Tripoli, 15 shtator 2011, NOA - Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, dhe kryeministri britanik, Dejvid Cameron, kanë shprehur gadishmërinë e tyre për të ndihmuar Libinë në çështjen e vendosjes së rendit demokratit. Në konferencën e përbashkët për shtyp nga Tripoli, presidenti Sarkozy ka deklaruar se libianët mund të mbështeten tek Franca. “Është e rëndësishme që kjo periudhë të kalojë e qetë deri në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh gjithashtu Sarkozy. Nga ana e tij, David Cameron ka deklaruar se duhet bashkëpunim me forcat e NATO-s në të ardhmen. “Britania e Madhe do i ofrojë ndihmë Libisë me staf mjekësor. Libia ka ende nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore. Libia mund të jetë një histori e suksesshme. Ne jemi shokët tuaj, por Libia është vendi juaj, është misioni juaj të bëni transformime për të siguruar një të ardhme më të mirë për çdo të ri libian”, u shpreh kryeministri britanik. Dy zyrtarët kanë qenë mbështetës të bombardimeve të NATO-s, të cilat kanë ndihmuar përmbysjen e Muamar Gadafit pas 42 vitesh në pushtet. Gadafi, vendndodhja e të cilit mbetet e panjohur, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të mbrojë vendlindjen e tij Sirte, e cila vazhdon të kontrollohet nga besnikët e tij nga, siç i ka quajtur ai, mizoritë e NATO-s. a.q/NOA/ Reuters

KOMENTE