English

Thaçi: Po, jam takuar me Tadiç

Prishtinë, 15 shtator 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me publikimet e Wikileaks, ku flitej për takimet e tij me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç. Në një intervistë për të përditshmen “Kosova Sot”, ai ka pohuar se është takuar vërtetë me Kreun e Shtetit Serb dhe kjo ka ndodhur në më shumë se dy takime. Në fjalën e tij Thaçi theksoi se është takuar me Boris Tadiç por kjo ka ndodhur në konferenca ndërkombëtare, duke pranuar gjithashtu edhe shtrëngimin e duarve mes tyre. Më tej ai ka deklaruar se është diskutuar edhe për gjetjen e një kompromisi me Kosovën. Sipas tij kjo gjë është më se normale dhe në funksion të diplomacisë së vendit, duke shtuar më tej se i është dashur të sillet si burrë shteti. Ndërkaq Wikileaks ka pohuar se Kryeministri Thaçi ka zhvilluar dy takime me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç. a.y/NOA

KOMENTE