Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha takon ambasadorin e BE-së: Tirana, lokomotivë e integrimit
English

Basha takon ambasadorin e BE-së: Tirana, lokomotivë e integrimit

Tiranë, 16 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha dhe ambasadori i BE në vendin tonë, Ettore Sequi deklaruan sot se, projektet në vijim në Tiranë do të jetë të standarteve europiane. Në një takim që u zhvillua sot në ambientet e Bashkisë së Tiranës, përfaqësuesi i BE, Sequi theksoi se diskutuan rreth ideve potenciale ku BE mund të bashkëpunojë me Bashkinë e Tiranës. “Duam që e ardhmja në Tiranë të jetë europiane dhe në favor të qytetarëve të saj. Ne shpresojmë në standarte dhe rregullat që Bashkia do impelemtnojë në projektet e saj dhe besojmë se Tirana do të jetë në krye të procesit të integrimit të Shqipërisë”, tha Sequi. Në fjalën e tij para mediave, Basha theksoi se Tirana do të jetë lokomotivë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. “Tirana duhet të jetë lokomotivë e procesit të integrimit të vendit, do bëj gjithcka që në projketet e tiranës, standarti europian te jetë gur themeli i këtyre projekteve”, deklaro kryebashkiaku. Kryebashkiaku theksoi se infromoi Sequi me vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për zbatimin e ligjit pa favore kundrejt ndërtimeve pa leje, fushat fiskale tatimore apo në trajtimin e e halleve të qytetarëve. a.q/NOA

KOMENTE
  • Julian pashai12:59 - 16 Shtator 2011
    Ha ha ky hajduti i zgjedhjeve do na çojë në europë?