Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sëmundjet e zemrës, shenjat e para duken tek sytë
English

Sëmundjet e zemrës, shenjat e para duken tek sytë

Londër, 16 shtator, NOA - Shkencëtarët në Angli kanë arritur në përfundimin se zbehja e ngjyrës së lëkurës në qepalla dhe rreth syve, është një nga simptomat që tregon për sëmundjet e zemrës. Sipas studimit të kryer në 13 mijë njerëz, tek personat që kanë këto shenja rreth syve, mundësitë për një atak kardiak janë shumë herë më të mëdha se tek personat e tjerë. Këto shenja poshtë syve zakonisht lidhen me nivelin e lartë të kolesterolit, lodhjen dhe nivelin e lartë të stresit. Por veç efektit estetik, ato nuk krijojnë asnjë shqetësim tek personat ndaj dhe nuk u kushtohet rëndësi. Mjekët që kanë kryer studimin thonë se personave që u shfaqen shenja të tilla poshtë syve është mirë që të shkojnë të vizitohen për problemet me zemrën dhe të tregohen më të kujdesshme në të ardhmen. Shenjat e njollave rreth syve njihen me emrin Xantelasmi dhe deri më sot mjekësia i ka trajtuar vetëm si një problem estetik.

KOMENTE