Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Superaksioni, bllokohet trageti Vlorë-Brindisi, 25 arrestime për drogë
English

Superaksioni, bllokohet trageti Vlorë-Brindisi, 25 arrestime për drogë

Firence, (Itali) 16 shtator, NOA – Një super operacion ka nisur nga policia italiane për trafikun e drogës. Mësohet se janë arrestuar 25 persona, mes të cilëve edhe qytetarë shqiptare që kanë lidhje me trafikun e drogës që kryhej me anë të një linje anije udhëtarësh nga Vlora në Brindizi. Mediat italiane shkruajnë se është sekuestruar anija që kryente linjën e udhëtimit si dhe kapitali prej 20 milionë eurosh që i përkiste kompanisë shqiptare dhe kompanive ortake në Itali. Në listën e të arrestuarave janë disa qytetarë shqiptarë dhe biznesmenë italianë. Operacioni është zhvilluar në Firence, Romë, Milano, Monza, Leçe, Bari dhe Treviso. Akuza që rëndon ndaj shqiptareve është trafik i lëndëve narkotike. Veç tragetit të linjës Vlorë-Brindizi dhe 20 milionë erove të bllokuara të kompanive, janë sekuestruar dhe 15 kamionë, 16 traktorë, 33 makina. Hetimet për trafikun kanë nisur në vitin 2007 dhe gjatë kësaj kohe janë arrestuar persona që kanë pasur djeni për trafikun. Në një numër total, që nga 2007-a janë arrestuar 76 persona që kanë pasur lidhje me këtë linjë trafiku. Dyshohet se gjatë kësaj kohe janë transportuar 300 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme. a.k/NOA

KOMENTE