English

Bllokohen kondomët kinez, janë shumë të vegjël

Johanesburg, (Afrika e Jugut), 17 shtator, NOA – Një gjykatë në Afrikën e Jugut ka vendosur që të ndalojë hyrjen e kondomëve nga Kina në vend. Në argumentin e gjykatës për bllokimin e 11 milionë prezervativëve, thuhet se ata janë shumë të vegjël. Mësohet se ministri i Financave në këtë vend ka kontaktuar me firmën “Siqamba Medical”, e cila kishte planifikuar për të futur në tregun vendas kondomët nga Kina. Ministria ja ka dhënë tenderin për një firme rivale të kompanisë kineze, “Sekunjalo Investments Corporation”. Firma rivale pretendon se prezervativët saj janë 20 për qind më të gjatë se kondomët e firmave kineze. Një gazetë shkruan në Afrikën e Jugut se firma kineze u bllokua pasi, veç gjatësisë, cilësia e materialit që kishin përdorur nuk ishte shumë e mirë. a.k/NOA

KOMENTE