English

Kërkohej në Francë, kapet në Rinas 29 vjeçari

E shtunë, 17 shtator 2011, NOA- Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ana e shtetit të Francës është vënë në prangat e uniformave bluaeroportin e Rinasit. I ndaluari i identifikuar si 29 vjeçari Albert Murati u prangos nga blutë shqiptare pasi rezultonte i kërkuar nga Interpoli për trafik ndërkombëtar droge. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Murati ishte dënuar me 10 vite burg në korrik nga Gjykata e Francës. a.y/NOA

KOMENTE