Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Makina përplas dy kalimtare në Pezë- Helmës, vdes njëra
English

Makina përplas dy kalimtare në Pezë- Helmës, vdes njëra

Tiranë, 17 shtator 2011, NOA- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Tiranës ku si rrjedhojë e tij ka humbur jetën një person ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e njohur Pezë Helmës ku dy kalimtaret kanë qenë duke kaluar rrugën teksa janë përplasur nga një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe. Sipas të dhënave paraprake thuhet se të aksidentuarat u dërguan me urgjencë në Spitalin Ushtarak por pavarësisht ndihmës së marrë nga ana mjekëve, njëra prej tyre nuk ka mundur ti shpëtojë vdekjes. Nga ana e policisë është bërë shoqërimi i autorit i cili aktualisht ndodhet në spital, ndërsa nuk bëhen ende të ditura identitetet e dy të dëmtuarave. a.y/NOA

KOMENTE