Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stefanoviç: Thaçi zbaton marrëveshjen siç i intereson
English

Stefanoviç: Thaçi zbaton marrëveshjen siç i intereson

Leposaviç, 17 shtator 2011, NOA – Një ditë pas zbatimit të marrëveshjes për dërgimin e doganierëve kosovarë në dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës në kufi me Serbinë, shefi i delegacionit serb në bisedimet Prishtinë-Beograd, Borisllav Stefanoviç deklaroi se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar po përpiqen të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel ashtu siç u intereson. Stefanoviç duke komentuar para gazetarëve në komunën e Leposaviçit në veri deklaroi se “Marrëveshja ka tri fjali - bazohet vetëm në vula dhe në dokumentet përcjellëse”, bëri me dije kryenegociatori serb, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për vendkalimet kufitare. Sipas Stefanoviç, Prishtina nuk e ka dashur një gjë të tillë. Stefanoviç u shpreh prerë se zgjidhja duhet të kërkohet përmes dialogut, por sipas tij jo me doganierët kosovarëveri. REL/mit/NOA

KOMENTE