Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedia e vëllezërve në Sarandë, vdes i dyti
English

Tragjedia e vëllezërve në Sarandë, vdes i dyti

Sarandë, 17 shtator, NOA- Update/ Ngjarja e ndodhur dje në Sarandë, ku tre vëllezër janë asfiksuar gjatë punimeve për hapjen e një pusi, është kthyer në një tragjedi të vërtetë për familjen Elmazi. Pas vdekjes së njërit prej vëllezërve, Pajtim Elmazi 45-vjeç dje gjatë orëve të natës, sot në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë dhe vëllai tjetër Fitimtar Elmazi, 38 vjeç. Ndërkohë që në gjendje të rëndë është dhe vëllai tretë Agush Elmazi, 35 vjeç. Ngjarja ka ndodhur dje, kur 3 vëllezërit ishin duke hapur një pus për të nxjerrë ujë në fshatin Shalës të Sarandës. Mendohet se ata mund të kenë hasur në ndonjë shtresë gazi gjatë punimeve, i cili ka sjellë dhe asfiksimin. a.k/NOA

KOMENTE
  • Dorentina10:33 - 17 Shtator 2011
    Sa keqqq :S:S:S:S