English

Tërmet i fuqishëm në Indi e Nepal, deri më tani 7 të vdekur

Nju Delhi, 18 shtator 2011, NOA – Shtatë persona të vdekur është bilanci i deritanishëm i tërmetit të dhunshëm me magnitudë 6.8 ballë të shkallës Rihter që goditi Nepalin dhe Indinë këtë të diel. Autoritetet përkatëse vendore të mbrojtjes civile flasin për pesë të vdekur deri në këto momente në shtetin e Nepalit dhe dy në Indi, por bilanci pritet të rritet nisur nga lëkundjet e fuqishme të tërmetit. Provincat e goditura janë Sikkim në Indi dhe zona e Bhutan-it në Nepal. Epiqendra e lëkundjes së parë të tërmetit ishte 64 kilometra larg qytetit indian të Gangtok, në zonën e Sikkim-it. Autoritetet bënë me dije se pas të parës u ndjenë edhe dy lëkundje të tjera në të njëjtën zonë nga 4.8 dhe 4.6 ballë të shkallës Rihter. mit/NOA

KOMENTE