English

1.5 milion rrufe në vit, vdesin 10-15 italianë

E hënë, 19 shtator 2011, NOA- Një përplasje mes të nxehtit dhe rrymave të para të të ftohtit, bën që të rritet numri i shkreptimave të rrufeve, gjë që ka shoqëruar ditët e fundit Italinë. E ndërsa pritet që deri ditën e mërkurë Italia të jetë e shoqëruar nga shira intensiv ngrihet alarmi nga Marina Bernardi, përgjegjëse e sistemit italian për reshjet se në vit në Itali bien rreth 1.5 milion rrufe në vit dhe për rrjedhojë numërohen nga 10-15 të vdekur. Energjia e një rrufeje është e barabartë me një muaj drita në një grataçelë. a.y/NOA

KOMENTE