Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori shqiptar në Egjipt takim me Kryeministrin e Libisë, Xhibrili
English

Ambasadori shqiptar në Egjipt takim me Kryeministrin e Libisë, Xhibrili

Tiranë, 19 shtator 2011, NOA - Ditët e fundit z. Nuri Domi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kajro zhvilloi një takim me z. Mahmoud Jibril, Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Libisë. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Jashtme, gjatë bisedës, Ambasadori Domi ka parashtruar qëndrimet dhe veprimet e Qeverisë Shqiptare në mbështetje të kauzës së drejtë të popullit libian, si dhe kontributet e vendit tonë në kuadrin e NATO-s. Ai i konfirmoi Kryeministrit libian, gatishmërinë e Shqipërisë për të ofruar eksperiencën tonë në kapërcimin e tranzicionit, ndërtimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Libi, pas rënies së regjimit të Gadafit. Kryeministri Jibril e ka falënderuar Ambasadorin shqiptar për mbështetjen e dhënë dhe solidaritetin e treguar gjatë këtyre muajve nga ana e Qeverisë shqiptare. Gjithashtu, ai ka shprehur dëshirën për të rivendosur kontaktet politike e diplomatike ndërmjet Libisë dhe Shqipërisë, duke shprehur kënaqësinë e tij për të pritur Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë për një vizitë zyrtare në Tripoli, menjëherë pas stabilizimit të situatës së brendshme në Libi. a.q/NOA

KOMENTE