Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Interesi i investitorëve amerikanë, dëshmi për potenciale
English

Berisha: Interesi i investitorëve amerikanë, dëshmi për potenciale

New York, 19 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kreu i Qeverisë shqiptare Sali Berisha i pranishëm në New York ka përshëndetur Forumin e parë të Investimeve SHBA-Shqipëri. Burime zyrtare nga Kryeministria bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA, se në ditën e parë të vizitës në New York, Kryeministri Berisha mori pjesë në Forumin e Parë të Investimeve SHBA-Shqipëri, me pjesëmarrjen e rreth 100 kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane. Në fjalën e tij me këtë rast Kryeministri Berisha bëri një prezantim shumëplanësh të zhvillimit ekonomik të vendit dhe treguesve ekonomiko-fiskalë, reformave ekonomike, fiskale dhe dixhitalizimit të procedurave administrative të ndërmarra nga qeveria shqiptare, në funksion të bërjes së vendit sa më tërheqës për investimet e huaja, e dëshmuar nga niveli i lartë i rritjes së investimeve të huaja në vend, si dhe të potencialeve zhvillimore të vendit në të gjitha fushat, në pasuritë e saj të mëdha natyrore, në infrastrukturë, në energjetikë, në fushën e turizmit etj. Në vijim Kryeministri ftoi sipërmarrësit amerikanë të investojnë në Shqipëri, duke i garantuar ata se do të jenë të mirëpritur, do të gjejnë një mjedis shumë miqësor për investimet dhe projektet e tyre do të jenë një histori suksesi. Ndërsa i pyetur nga mediat për interesin e rreth 100 kompanive amerikane për investime në vendin tonë, Kreu i Qeverisë u shpreh se, “Së pari, dëshiroj t’i falënderoj shumë përzemërsisht për praninë e tyre sot, këtu. Natyrisht, prania e tyre është dëshmi e interesit për potencialet e mëdha që ofron sot Shqipëria për investitorët amerikanë dhe investitorët e të gjitha vendeve. Prania e tyre këtu është një dëshmi e vullnetit që ata kanë për të shqyrtuar të gjitha këto mundësi, për të marrë informacionin më të madh të mundshëm dhe për të ndjekur shembullin e atyre investitorëve, të cilët bënë që Shqipëria në vitin 2010 të ketë investime direkte të huaja rreth 3 herë më shumë se në vitin 2006, që Shqipëria, në vitin 2010 të jetë i vetmi vend në Europën Juglindore me rritje të investimeve të huaja” Ndërsa lidhur me faktin se ku mund të përqendrohet investimi amerikan në Shqipëri Berisha theksoi se, “Shqipëria ka fushat e veta të mëdha siç janë energjia, turizmi, minierat, arsimi, por sugjerimi im është aty, ku ata gjejnë përfitimin më të madh”. E ndërsa ky është forumi i parë i këtij lloji që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai u prit me interes të madh nga përfaqësuesit e kompanive dhe grupeve financiare amerikane që e ndoqën atë, ku një pjesë e tyre kanë projekte konkrete që pritet t’i prezantojnë në Shqipëri. Sakaq sesioni i parë i Forumit u përshëndet edhe nga kongresmeni Eliot Engel, Presidenti i Fondit Amerikan të Zhvillimit Michael Granoff, Ambasadori Fank Wisner dhe nga Tony Podesta, President i Podesta Group. Ndërsa nga pala shqiptare krahas Kryeministrit Berisha të pranishëm në Forum ishin edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi dhe ambasadorë. Mësohet se sesioni i parë i këtij forumi u hap nga Eneida Guria, Drejtore e Agjencisë për Investimet dhe Zhvillimin (AIDA) dhe gjatë tij u shfaq edhe një video promovuese të Shqipërisë, natyrës dhe potencialeve të saj. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri i vendit Sali Berisha

KOMENTE