English

Paul McCartney, gjithçka gati për martesën e tretë

Londër, 19 Shtator NOA - Paul McCartney do të martohet për të tretën herë. Ish këngëtari i Beatles dhe e fejuara e tij, sipërmarrësja njujorkeze Nancy Shevell, tashmë kanë shpallur lajmin e martesës së tyre në Bashkinë e Londrës, në lagjen Marylebone. Ky vend, është i njëjti vend në të cilin këngëtari është martuar dhe herën e parë në vitin 1969 me Linda Eastman, e cila vdiq në vitin 1998. Sipas ligjit britanik duhet të kalojnë të paktën 16 ditë nga dita e shpalljes së martesës në Bashki, përpara se çifti të ketë mundësi të kryejë dhe ceremoninë. McCartney, 69 vjeç, dhe Shevell janë bashkë prej më shumë se 4 vitesh. Sipërmarrësja njujorkeze, 20 vjet më e re se ai, është transferuar në apartamentin e këngëtarit, në qarkun e St. John’s Wood. Pas vdekjes së Lindës, Sir Paul u martua me modelen Heather Mills, martesë e cila përfundoi pas 2 vitesh. r.b/NOA

KOMENTE