English

Politika shqiptare Tiranë-Prishtinë, bëhet një për njohjen e shtetit të ri

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Berisha, takohet në një darkë pune me delegacionin kosovar, gjatë vizitës në New York Nju Jork, 19 Shtator 2011 NOA/ - Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në New York për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 66 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takua në një darkë pune me delegacionin e Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Presidentja Ahtifete Jahjaga. Në këtë darkë dy delegacionet koordinuan qëndrimet dhe përpjekjet për lobimin për njohjet e mëtejshme të Republikës së Kosovës. Gjatë darkës gjithashtu, të dy delegacionet diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, duke theksuar se veprimi i fundit i qeverisë së Kosovës dhe Eulex për vendosjen e doganierëve në kufirin verior, do të kontribuojë në konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës, në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar dhe konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve të Kosovës. Darka ishte e organizuar nga delegacioni kosovar dhe në të ishin të pranishëm Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, zëvendës Kryeministri i Kosoves Bexhet Pacolli, Kongresmeni amerikan Eliot Engel, zëvendës Kryeministri dhe ministri i punëve të Jashtme i Shqipërisë Edmond Haxhinasto, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumci, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj etj.

KOMENTE