Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Prokuroria të hetojë Rulin. Vasili po shkatërron shëndetësinë
English

Rama: Prokuroria të hetojë Rulin. Vasili po shkatërron shëndetësinë

Tiranë, 19 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Partia Socialiste i bën thirrje prokurorisë të marrë si të pandehur ish-ministrin e ekonomisë Genc Ruli për shpërdorim detyre në lidhje me koncesionet minerare. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i PS-së Edi Rama theksoi se padia patetike e ish-ministrit të ekonomisë Ruli është dëshmi e gjendjes së instaluar në vend. “Kjo është gjendja e dëshpëruar e prototipave të ulët që përfitojnë duke bërë rolin e të prekurit në dinjitet duke u kthyer nga të akuzuar në akuzues” ka theksuar Rama. Ai ka deklaruar se vendi ka nevojë për reformë të thellë institucionale. Veç ministrit Ruli, Rama ka akuzuar edhe kreun e shëndetësisë Petrit Vasili, i cili, sipas tij po bën kërdinë në ministrinë që drejton që prej vitit 2009. “Interpelanca e përgatitur me minsitrin e shëndetësisë do plotësojë kornizën e punës parlamentare duke kurorëzuar qëndrimin tonë kundër keqqeverisjes”,tha Rama, i cili shigjetoi edhe kryeparlamentaren Topalli. “Topalli ka rol destruktiv në krye të Kuvendit “, tha kryesocialisti. (vijon) a.q/NOA

KOMENTE
  • Muja13:59 - 19 Shtator 2011
    z.Rama na del tani si një haxhi i cili tane jeten bene kerdi e paturpesi (ashtu siç e le Tiranen si nje kasaphane e çoroditur) dhe fillon te merret me punet e shtetit nga dritarja e "kijametit' sipas gjuhes se "profetit". Ky njeri ne vende qe te jepte dorheqje per te gjitha humbjet dhe bemkat e tija nga posti i Kryetarit te PS pa fije turpi qendron dhe provon te rregulloi dhe stabilizoi me komoditet poziten e tije prej "shenjetori " sipas fjaleve te hoxhes ben çfar them une e mos bej si beje une. Ky njeri eshte fatkeqesia e te majtes shqiptare por edh e politikes dhe proceseve zhvillimore politike te cilat ndikohen nga opstruktiviteti i tije politik me pasoja te medha per intereset madhore kombetare. Rama eshte e keqja me e madhe e politikes shqiptare qe reflekton per te keqen ne tere hapsiren etnike shqiptare. E majta shqiptare nuk e ka merituar nje rrenim kaq drastik me kapjen e kreut partiak nga Edvin Kristaq Rama te cilit edhe ari ne dore i behet qymur. Zot shpetoje te majten shqiptare nga katrahura Rama sa seshte vone pasi qe me siklet ky njeri i zgjate jeten te djathtes ne pushtete sa me gjate qendrone ky ne krye te socialisteve. Me ramen e majta socialiste te fitoi pushtetin me kete nivel opstruktiv kurrin e kurrit. Rama do te mbylle karieren e tije prej endrrallari mbase nje dite edhe ne qmenduri. Kush ka sy e veshe kete e ka vlersua prej kohesh.