Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident në Laprakë, vdes 61-vjeçari nga Skrapari
English

Aksident në Laprakë, vdes 61-vjeçari nga Skrapari

Tiranë, 20 shtator 2011, NOA – Një 61-vjeçar nga Skrapari dhe banues në Fier ka gjetur vdekjen pasi u përplas të hënën nga një kamionçinë në kryqëzimin e Laprakës në të dalë të Tiranës. Viktima quhet Mitat Nuri Hajdari, i lindur në vitin 1950, i cili u aksidentua kur po kalonte nga e djathta në të majtë të rrugës. Ka qenë një automjet kamionçinë ATP i markës “KAMA” me targa TR9740 N, dhe e drejtuar nga shtetasi Edion Çelniku, që duke qarkulluar në drejtim të rreth-rrotullimit të Doganës përplasi këmbësorin. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13.00. I aksidentuari u dërgua menjëherë në spital nga drejtuesi i mjetit, por më pas Mitat Hajdari ndërroi jetë. Policia e Tiranës ka arrestuar Edion Çelnikun me akuzën për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. mit/NOA

KOMENTE